TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për aksidentin pranë Gostivarit, ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.


Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se në këto ore dhimbje dhe tronditje të thellë u shpreh ngushëllime familjeve te viktimave dhe solidaritet me autoritetet në Maqedoninë e Veriut.


“Me hidhërim te thelle mësova lajmin e aksidentit tragjik pranë Gostivarit. Ne keto ore dhimbje dhe tronditje te thelle u shpreh ngushëllime familjeve te viktimave, shërim te shpejte te lënduarve dhe solidaritet te plote autoriteteve vendore dhe qendrore te Maqedonisë së Veriut”- shkruan Basha.


Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb