Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, ku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre. Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetën në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre”, ka shkruar Zaev.

850x636 52476613 322676181925082 7733090055262044160 N1550090819

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb