Autoritetet e Iranit thonë se numri i shtetasve iranianë që u shtypën gjatë pelegrinazhit në Mekë është 464, gati dyfishi i numrit të deklaruar nga Arabia Saudite. Irani deklaron se nuk ka më asnjë shpresë për të gjetur ndonjë pelegrin të gjallë.

Sipas zyrtarëve sauditë, të paktën 769 njerëz kanë vdekur të shtypur javën e kaluar, duke shënuar incidentin më vdekjeprurës që ka goditur Haxhin në 25 vite. Sauditët janë kritikuar mbi masat e tyre të sigurisë, si dhe publikimin e vonuar të numrit viktimave. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i ka bërë thirrje Arabisë Saudite të kërkojë falje për kaosin vdekjeprurës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: