BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka zhvilluar sot një seancë për tragjeditë në Mesdhe, ku qindra emigrantë janë mbytur në kërkim të një jete më të mirë.

Presidenti i Këshillit të BE, Donald Trusk deklaroi se prioritet mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore. Ai e vuri theksin edhe tek sfida me të cilën po përballet sot Evropa, fluksi i azilkërkuesve.

Megjithatë, siç tha dhe Trusk rëndësi ka që të ndalohen trafikantët që mashtrojnë këta njerëz dhe për këtë duhet të bashkëpunojnë të gjitha vendet e BE.

“Do vendosim ekspertë, të ndalim tragjeditë. Shumë emigrantë vijnë nga Lindja e Mesme. KiE të ndërmarrë hapat e duhura”,- tha ai më tej.

Ndërkohë që Kreu i KE-së, Jean Claude Juncker e vuri theksin tek ndihma që vendet e BE-së duhet të japin për refugjatët.

“Të krijojmë një buxhet për këtë çështje, BE do kontribuojë për refugjatët”,- shtoi ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: