DURRES- Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore që përcakton vdekjen e trinjakëve dje në Romanat të Durrësit. “BalkanWeb” mëson se vdekja e fëmijëve kishte ardhur nga asfiskia e më pas trupat e tyre ishin djegur totalisht, deri në karbonizim.

Trupat e tre 3-vjeçarëve u tërhoqën dje nga morgu, nga ana e familjarëve, të cilës mes dhimbjes së madhe do të mbajnë sot edhe ceremoninë mortore.

Mes të tjerash, djemtë e mitur teksa ishin vetëm në banesë, pasi nëna me dy vajzat e saj më të mëdha dhe i kishin mbyllur brenda, teksa ishin duke luajtur me shkrepëse dhe pasi i kishin vënë flakën perdeve, dhoma kishte marrë zjarr. Në momentin e tragjedisë nëna 30-vjeçare Migena Konçi, kishte shkuar për një vizitë tek vjehrra, banesa e të cilës ndodhej 100 metra larg nga shtëpia e saj.

Gazetarja e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Klodjana Haxhiaj, duke iu referuar dëshmive të familjarëve, nxori në dritë një tjetër detaj. Sipas saj, pasi kishte dalë nga banesa, nëna nuk i kishte mbyllur fëmijët e saj nga jashtë, pasi dyshohet se këta të fundit e kanë mbyllur nga brenda.

Klithmat e trinjakëve 3-vjeçarë që u asfiksuan aksidentalisht brenda banesës së tyre i dëgjoi i pari Orion Isufaj, personi që lajmëroi edhe zjarrfikësit për tragjedinë. “Sapo kisha mbërritur nga puna kur ndjeva tymin, e pashë që dilte nga shtëpia e Gëzimit. Kur shkova dëgjova britmat e fëmijëve. Njoftova menjëherë zjarrfikësit. Ata erdhën për 5 minuta, por unë nuk i ndihmova dot. Nga shtëpia dilte shumë tym”,- pohoi dje Orioni, raporton BalkanWeb.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi dje Durrësin dhe mbarë opinionin publik ndodhi dje rreth orës 17:30 në Romanat në banesën private të shtetasit Gëzim Konçi. Fatkeqësisht brenda banesës ku ra zjarr kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë. Brenda banesës s’ka pasur asnjë nga prindërit, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga loja me shkrepse e të vegjëlve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb