RUSI 

Së paku 14 vetë kanë ndërruar jetë si rrjedhoë e përfshirjes nga flakët të anijes së marinës ruse.

Zjarri ka rënë në bordin e një anijeje kërkimore të marinës.  Ministria e Mbrojtjes së rusisë njoftoi se 14 persona, punonjës të marinës ruse kanë vdekur pas rënies së një zjarri të madh në bord, shkruajnë mediat ruse.

Incidenti ndodhi në nëndetëse bërthamore të AS-12 të quajtur Losharik. Losharik u projektua që në vitin 2003 për kërkime, shpëtim dhe operacione të posaçme ushtarake.

Ky është incidenti më i madh dhe më i rëndë në Rusi në fushën e mbrojtjes që nga viti 2008, kohë kur si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit vdiqën 20 vetë dhe u plagosën 21 të tjerë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: