KAMERUN

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kamerun, ku rrëshaqitja e dheut iu ka marrë jetën 42 personave. Gjatë mbrëmjes të së hënës, shtëpitë e fshatit Bamoungoum u shkatërruan të gjitha duke izoluar banorët nën rrënoja.

Shkak për këtë situatë janë rrëshqitja e shirave gjatë kohëve të fundit. Megjithëse forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërhyrë, kanë arritur të shpëtojnë 8 vetë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ndër viktimat ishin 26 fëmijë.  Presidenti i vendit, Paul Biya ka ngirtur një komision në lidhje me këtë rast, ndërsa po bëhet gjithçka që mbahet nën kontroll. Terreni krijon vështirësi për të identifikuar numrin e saktë të viktimave.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb