Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për tragjeditë që tronditën botën në ditët e para të vitit 2025.

MEPJ e vendit tonë shprehet se ndjen keqardhje për ngjarjet e rënda të pakuptimta. Më tej, Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se shpreson që në komunitetet ku ndodhën tragjeditë të ketë më tepër qetësi e stabilitet.

“Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në Neë Orleans.  Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.

Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë”, thuhet në reagim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb