Tragjik ka rezultuar fati i një të riu shqiptar në Britani, ku humbi jetën pas një sherri me një grup personazh. Ngjarja e rëndë ndodhi në lokal në Londër dy ditë më parë, teksa shqiptari hyri në sherr për të shpëtuar shokun e tij.

Lajmi është pasqyruar gjerësisht në mediat britanike, ku familjarët e 27-vjeçarit Lumturi Zeqo, rrëfyen sesi viktima kishte hyrë në një sherr në lokal për të shpëtuar shokun e tij.

Zeqo vdiq në vendin e ngjarjes, pranë një lokali në Leytonstone, ndërkohë një prej shokëve të tij mbeti i plagosur. Shqiptari prej 13 vitesh jetonte dhe punonte në Londër, ndërsa cilësohej nga të gjithë si një njeri punëtor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb