Aksident i rëndë automobilistik në aksin Lezhë-Laç.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i mjetit nuk e ka parë këmbësorin, i cili po lëvizte pranë rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot” shtetasja  F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: