Të paktën pesë persona humbën jetën në krimin që ndodhi sot në Cetinje. Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja e tragjedisë, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave të vrasjeve masive do të jetë edhe më i madh.

Të shtënat i ka paraprirë një konfrontim fizik në një tavernë atje, konfirmohet për “Vijesti” nga disa burime jozyrtare. Sipas të njëjtave informacioneve, policia është në kërkim të të dyshuarit Aco Martinoviç nga Cetinja.

Sipas informacioneve të “Vijesti” nga Drejtoria e Policisë, vrasja e shumëfishtë ka ndodhur pasdite në Bajice në një ambient mikpritës kur A.M. me armë zjarri u mori jetën disa personave. Mësohet se fillimisht ka ndodhur një sherr në një lokal në periferi të qytetit, pas së cilës i shpalluri në kërkim ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Drejtoria e Policisë i ka apeluar qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë të kthjellët dhe të qëndrojnë në banesa, ndërsa të gjitha njësitet policore në dispozicion janë në terren dhe janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të juridiksionit të tyre me qëllim të vënies nën kontroll të situatës dhe ndjekjes penale të autorëve.

Cetinja2
Cetinja2

“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje e rendë, e cila nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftim.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb