GREQI

Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Rodos të Greqisë.

Mësohet se fëmija u gjet i vdekur ne zonën detare Zephyros të Rodosit dhe u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, por ka qenë e thuajse i pamundur rikthimi i tij në jetë.

Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, i cili kryen hetimin paraprak, urdhëroi rrethimin e vendit të ngjarjes.

Dyshohet se fëmija është mbytur, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Pritet autopsia e trupit të viktimës e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes se 12-vjeçarit shqiptar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb