Tragjik ka rezultuar fundi i një 38-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në Itali.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 6:00 në rrugën bregdetare që lidh Giovinazzo dhe Molfetta. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i martuar dhe baba i 3 fëmijëve, (identiteti nuk behet i ditur) ishte duke ecur me biçikletë kur u përplas nga një mjet ‘Mini Couper’ që drejtohen nga një grua.

Fill pas ngjarjes, drejtuesja e mjetit njoftoi ambulancën, por shqiptari nuk mundi t’i mbijetoi plagëve të marra. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb