Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Itali, teksa një i ri shqiptar është shtypur për vdekje nga një makinë.

Mediet raportojnë se viktimë ka mbetur një 16-vjeçar, i identifikuar si Veismail James. Adoleshenti është goditur për vdekje nga një makinë tip “Peugeot”, e cila drejtohej nga një shtetase me inicialet C. S.

Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë që drejtuesen e mjetës ta ketë zënë gjumi në timon, në momentin që ka përplasur të riun shqiptar.

Megjithatë, vijojnë hetimet e policisë, si dhe pritet rezultati i autopsisë së viktimës për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb