Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktimat janë identifikuar si Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, të dy 20-vjeçarë.

Dy të rinjtë janë përplasur për vdekje para diskotekës “Village”, në Piacenza të Italisë. Ata janë përplasur nga një mjet tip ‘Renault’, që drejtohej nga një grua italiane 30-vjeçare, teksa ishin duke ecur anës rrugës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar italianen, e cila ka rezultuar se ka qenë e dehur në timon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb