MILANO

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në një pemë në Itali. I riu nga Shqipëria u gjet i vetëvarur në pemë në një park të qytetit të Milanos.

Viktima është gjetur i varur në një pemë në lartësi 9 metra në Parkun e Rezistencës në Milano, në zonën Tibalti. Policia tha se shqiptari, për t’u varur, ka përdorur rripin e pantallonave.

Autoritetet policore janë duke hetuar rastin. Ata po hetojnë jetën e tij, për të zbuluar arsyet që e dërguan në vetëflijim. Shqiptari nuk rezulton të jetë problematik me ligjin. Trupi i tij u gjet rastësisht nga një kalimtar në park pasditen e së dielës.

Ekzaminimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se ngjarja ka ndodhur të paktën 8 ditë para se të gjendej trupi. Shqiptari kishte varur në pemë ♪5antën dhe dokumentet personale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb