19 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përplas në një autostradë në shtetin qendror të Meksikës, Zacatecas, thanë autoritetet lokale.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur autobusi që transportonte viktimat është përplasur me pjesën e pasme të një kamion mallrash që transportonte misër, i cili ishte shkëputur.

Guvernatori i Zacatecas, David Monreal raportoi fillimisht një numër paraprak të vdekjeve prej 24 personash, por zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit më vonë rishikoi numrin në një deklaratë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se “po kryente hetime për të arrestuar shoferin” e kamionit.

Pamjet video treguan ekipet e shpëtimit dhe forcat e sigurisë, duke përfshirë personelin ushtarak, duke siguruar zonën ndërsa shpëtimtarët punonin për të gjetur kufomat.

Autobusi ishte nisur për në Ciudad Juarez, një qytet në kufirin SHBA-Meksikë në shtetin Chihuahua. Viktimat nuk përfshijnë emigrantë, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb