PËRMET- Një i moshuar është gjetur i pajetë në fshatin Delvinë të Përmetit pas mesnatës së kaluar.

Sipas informacioneve nga Poolicia, rreth orës 00:30, në fshatin Delvinë, në një përrua është gjetur i pa jetë shtetasi M.I., 79 vjeç, banues në Delvinë, Përmet.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se i moshuari ka qënë duke kërkuar bagëtitë e në mënyrë aksidentale ka rënë nga një lartësi rreth 200 metra ku si pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb