TIRANË

Një 38-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme  në rrethana të pazakonta në Tiranë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Policia thotë se nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb