TIRANË

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në kryeqytet. Policia informon se një grua 39-vjeçare është vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati, duke ndërruar jetë.

Uniformat blu sqaruan se ngjarja ndodhi në rrugën “Haki Stërmilli” në kryeqytet, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Rreth orës 13:27 në rrugën “Haki Stërmilli” dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasia M. A., 39 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb