Në një situatë të rëndë ndodhet një familje në Berat. Familja Hoxha prej vitesh i ka hapur derën halleve të mëdha të cilat siç duket nuk kanë të sosur. Hasan Hoxha, 67 vjeç, vuan sëmundjen e rëndë, e cila e preku pas një tragjedie të madhe, humbjes së 2 djemve të tij disa vite më parë. Para 4 muajsh Hoxha humbi njërën këmbë si pasojë e avancimit të sëmundjes së diabetit, ndërkohë që kjo sëmundje e ka penguar për tu operuar nga zemra.

“Burri im është bërë nga zemra, bëri koronalen dhe i pësoi të gjitha këto disfatat, kaloi vdekje klinike në spitalin e Nënë Terezës. E lanë përgjysmë, nuk ia bëjmë thanë se nuk e përballon dot. E kam me kasetë, me të tëra, i bënë ata atje. Nga diabeti vuante, pastaj ju bë këmba. E kisha karrocën, mu thye. Tani unë ju kërkoj karrocë atyre, ata asnjëfarë ndihme. Kam shkuar tek ajo që i nxjerr në KEMP, më tha nuk i takon, të presë dhe këmbën tjetër. Pse kështu flitet? Me dy çuna të vdekur, ku të mbytem unë? Jam shumë e varfër, më vrisni. Po ju lutem të gjithëve, kush ka dëshirë të më ndihmojë se unë mbarova. Për momentin tani unë dua karrocën e burrit. Pastaj po patën mundësi të më ndihmojnë, ta bëjnë”, ka thënë gruaja.

“Ndihmë financiare, jam keq. Isha në Greqi, më vdiqën dy çunat, u bllokova, u bëra me zemër, diabet. Arrita që shkurtova dy gishtërinjtë e këmbës në Tiranë, pastaj mori infeksion kocka, preva dhe këmbën”, është shprehur Hasan Hoxha. Të zhytur në borxhe dhe pasi kanë lënë dhe banesën në marrjen e një kredie të papaguar, çifti Hoxha, banor në lagjen “Dëshmorët e Kombit” apelojnë për ndihmë./BeratiNews
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: