Samir Tuzinaci nga Sanxhaku i Serbisë ishte nisur me gruan e tij për pushime në Turqi. Ata kishin shkuar në shtetin turk, për të shijuar muajin e mjaltit.

Mirëpo për çiftin e ri, gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu siç e kishin menduar. Gjatë pushimeve, i riu u gjet i vdekur poshtë pallatit ku po kalonin pushimet. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë rënë aksidentalisht, shkruajnë mediat serbe.

35-vjeçari njihej si person shumë i kulturuar dhe i sjellshëm. Sjellja e tij kishte ndryshuar, që kur i kishte ndërruar jetë babai dhe që atëherë kurohej nga depresioni.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb