Edy Reja do të jetë pasuesi i C.Panuccit në stolin e Kombëtares, me Armand Dukën i cili do të bëjë prezantimin e italianit të mërkurën në orën 15:00. Si gjithnjë detajet bëjnë diferencën, aq më tepër në një tratative të tillë e cila ka nisur fill pas humbjes kundër Turqisë. Të bindje Edy Rejan nuk ishte aspak e lehtë, aq më tepër që tekniku 73-vjeçar kishte 3 vite që nuk pranonte asnjë ofertë.

Reja
Reja

Në karrierën e tij të pasur, Reja nuk kishte drejtuar kurrë më parë një përfaqësuese, gjithashtu ky ishte një detaj të cilin Reja e vlerësoi shumë, të nisije një aventurë të re në këtë pikë të karrierës së tij nuk ishte e lehtë. Ajo që të bën përshtypje në këto negociata ka të bëjë me ofertën e parë të FSHF-ës. Armand Duka i ofrojë ish trajnerit të Napolit, Lazios etj, një kontratë 2 vjeçare, por Reja e refuzoi këtë duke pranuar të jetë në “provë” deri fund të këtij viti, një periudhë e mjaftueshme që të dy palët të kuptojnë nëse do të vazhdojnë edhe më tej. Pra kualifikueset “Euro2020” janë një provë për Edy Rejan, nëse rezultatet janë të kënaqshme, të dy palët mund të rinovojnë qetësisht kontratën.

Edi Reja
Edi Reja

Italiani ka zgjedhur dhe stafin e tij, Alesando Calori do të jetë ndihmësi i tij. Ndryshe nga Panucci, Reja pritet të përfitojë 25 mijë euro në muaj, këtu nuk përfshihet paga për pjesën tjetër të stafit të tij. Gjithashtu në rast kualifikimi për në Europian do të këtë dhe një premio prej 200 mijë euro.

Veseli
Veseli

Reja ka nisur menjëherë punën teksa sipas mediave italiane ishte i pranishëm të hënën në mbrëmje në stadiumin “Atleti Azzurri” ku ndoqi live sfidën Atalanta-Empoli, një mundësi për të parë nga pranë Frederik Veselin pasi Berisha dhe Gjimshiti ngrohën stolin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: