Gugash Magani ka bërë debutimin më të mirë të dhjetë viteve të fundit te Tirana. Në epokën e privatit, asnjë trajner tjetër nuk e ka nisur kaq shkëlqyer sa peqinasi. Tirana e Maganit fitoi 4-0 në ndeshjen debutuese të trajnerit, përballë një Bylisi të shkalafitur. Një rezultat që asnjë tjetër, përfshirë vetë Gugashin nuk e kanë arritur dot në rreth 11 vite. Për koincidencë, Magani në aventurën e parë e ka nisur me barazim në kampionat kundër Vllaznisë, por më parë në Kupën e Shqipërisë ishte mundur nga Lushnja.
ME TRI PIKËT – Fitorja me 4 gola ndaj Bylisit, është më e mira e arritur ndonjëherë nga 14 trajnerët e “epokës” Halili. Gjithsesi, Magani nuk është i vetmi që e ka nisur me tre pikë. Në vendin e dytë është Julian Ahmataj me një fitore 3-0 në transfertë ndaj Luftëtarit dhe Mirel Josa në një Tirana-Teuta e mbyllur 3-1. Debutimin më të veçantë e ka Emanuel Egboja, i cili në sfidën e parë si trajneri i bardhebluve mundi 2-1 Partizanin në derbi. Po me fitore e kanë nisur edhe Shkëlqim Muça, Julian Ahmataj në aventurën e tij të dytë, Ilir Daja dhe trajneri më jetë gjatë nga janari 2014, Orges Shehi që mori tri pikët në debutimin e tij ndaj Apolonisë.
BARAZIMET – Të paktë janë ata që e ka nisur me barazim aventurën e tyre të bardheblutë. Dhe janë dy trajnerët para Maganit siç është Erbim Fagu dhe Bledi Shkëmbi, të cilët e kanë nisur me një barazpeshë respektivisht 0-0 ndaj Teutës dhe 1-1 në Europë ndaj Torpedo Kutaisit.
HUMBJET – Janë katër trajnerë të cilët e kanë nisur aventurën e tyre si bardheblu me një disfatë. Vetë Magani në aventurën “1” u mund në takimin e parë prej Lushnjës. Veç trajnerit aktual në aventurën e parë, me humbje e kanë nisur edhe Ze Maria, por në Europë ndaj Makabi Tel Avivit 0-2 në “Selman Stërmasi”. Më pas është Ardian Mema, me Tiranën e tij që u dorëzua ndaj Flamurtarit 1-0. Dhe në fund, Nevil Dede, që aventurën e fundit me kryeqytetasit e nisi me një humbje 3-2 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”.
E KALUARA – Që pas marrjes së ekipit nën kontroll nga Refik Halili, Gugash Magani është trajneri i parë dhe i 14-të i bardhebluve. Magani e ka drejtuar edhe më parë Tiranën, më saktë nga 1 dhjetori 2013 deri në 17 maj 2015. Trajneri ka 68 takime me bardheblutë, nga ku 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje dhe me një mesatare 52.94% sfidash të fituara.55