Valencia po bën një kampionat të mrekullueshëm deri në këto momente duke patur parasyesh edhe se sezonin e kaluar rrezikonte të zbriste nga kategoria. Skuadra spanjolle e drejtuar nga Marcelino fitoi një tjetër takim sot në “La Liga” kundër Leganes me rezultatin 3-0.

Përveç fitores së pastër ra në sy edhe një episod pas largimit nga loja të sulmuesit italian Simone Zaza. Në minutën e 78-të kur takimi ishte 2-0 trajneri vendosi ta zëvendësonte 26-vjeçarin duke futur në lojë sulmuesin tjetër Mina.

Zaza u pa mjaft i acaruar gjatë momentit kur po linte lojën, por pasi u ul në stol të thuash se ishte i mërzitur ishte më e pakta për italianin. Kamerat e kanë fokusuar teksa ai gati po shpërthente si një ‘bombë’ i ulur në pankinë, i veçuar nga futbollistët e tjerë.

(e.k/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb