Ndërsa vijon tratativa mes Interit dhe Arsenalit për kalimin e kroatit Ivan Perisiç në Londër, trajneri i “topçinjve”, Unai Emeri, del zbuluar gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes ndaj Kardifit. “Klubi po punon që të afrojë disa lojtarë. Nuk ua di emrat, nuk mund t’ua them me saktësi se cilët janë, por bëhet fjalë për lojtarë që do të na ndihmojnë dhe që mund të luajnë si në krahun e majtë ashtu dhe në të djahtin.

Perisiç? Mendoj se çdo lojtar që është në gjendje të na ndihmojë është i mirëseardhur”. Pra, pas fjalëve të Marotës që konfirmuan faktin se kroati kërkon të largohet nga zikaltërit që në këtë dritare merkatoje, kontaktet mes dy klubeve për gjetjen e gjuhës së përbashkët kanë hyrë në fazën vendimtare.

Arsenali ka propozuar një huazim prej 4 milionë eurosh dhe 40 të tjera në verë për blerjen e plotë të kartonit. Zikaltërit janë dakort me shifrën, por jo me formulën, duke kërkuar që të vendosin në kontratë klauzolën “detyrim për blerjen e kartonit në fund të huazimit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb