Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja, me një veprim të papritur nga Luis Enrique, i cili ka zgjedhur për të mos grumbulluar në Botëror portierin e Manchester United, David De Gea.

“Gardiani” spanjoll nuk ishte pjesë e 55 lojtarëve në listën paraprake të zgjedhur nga ish-trajneri i Barçës. Të zgjedhurit e Enriques për këtë rol janë Unai Simon, Robert Sanchez, David Raya dhe Kepa Arrizabalaga.

Një surprizë për të gjithë për sa i përket De Geas, i cili së fundmi ka bërë paraqitje të mira me Manchester United. Vetë portieri nuk ka reaguar për këtë, ndoshta duke shpresuar që do të ketë ndonjë korrigjim deri në listën finale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb