Romelu Lukaku u rikthye te kombëtarja e Belgjikës. Në konferencë për shtyp para ndeshjeve ndaj Italisë dhe Izraelit, trajneri i belgëve, Domenico Tedesco u shpreh se sulmuesi Lukaku është mjaft i rëndësishëm, teksa nuk heziton ta cilësojë si një nga më të mirët në botë.

“Lukaku është padyshim shumë i rëndësishëm për ne. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, këtë e dëshmojnë statistikat, edhe pse ka kohë që ka vuajtur. Por është e logjikshme, pas verës së vështirë. Por ka një arsye pse Napoli dhe Conte e zgjodhën atë. Kam një marrëdhënie të mirë dhe të ngushtë me Romelun. Besoj se ajo që më thotë është e rëndësishme dhe nuk më është dashur kurrë ta bind të luajë për ekipin kombëtar”- tha trajneri.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb