Trajneri i Brazilit, Dorival Junior ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te Danilo dhe momenti që po kalon mbrojtësi.
“Danilo është kapiteni i skuadrës dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk do të ishte mirë nëse do ta grumbulloja sepse nuk luajti për klubin e tij. Ai ka një rëndësi të madhe në dhomat e zhveshjes dhe për atë që përfaqëson për grupin”- tha Dorival. Danilo ka luajtur vetëm 3 ndeshje me Juventusin këtë sezon.
(J.S/BalkanWeb)