Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova analizoi fitoren 1-0 ndaj Tiranës.

“Duke parë dy javët e fazës së dytë, ishin të rëndësishme tri pikët, mendoj skuadra bëri paraqitje të mirë me dendësi rastesh para portës, megjithatë t’i gëzohemi tri pikëve.

Kemi vetëm dy ndeshje gjatë gjithë kampionatit, që jemi ekip i plotë. Dhe këtë ndeshje ishim me tre mungesa, nuk dua të bëj alibi, mendoj çunat ishin në manovër, nuk më pëlqen kurbat që në një ndeshje zhvillohet dhe tjetër jo, por sot çunat ishin në manovrën e duhur.

Mendoj që po të jemi te manovra, na duhen më shumë mesfushorë të liruar linjat. Megjithatë të luash me dy sulmues, ne provuam në Laç, por duhet gjashtë muaj deri në një vit për t’i mësuar. Do shikojmë gjendjen e lojtarëve dhe do provojmë.

Mendoj që me shumë mesfushorë, gjithë synimi që i kërkoj çunave është të komandojmë ritmin, mendoj pastaj çdo gjë bëhet më e lehtë.

Kemi operuar me kujdes te qendrat e mbrojtjes, kemi marrë lojtarë me karakteristika që të udhëheqin me topin, të ecin me top drejt qendrës.

Vuthaj është paraqitur mirë, por mendoj dhe Bakajoko që është sulmuesi i parë i afruar në verë dhe dëshiron minutazhin e vet. Dua të kem konkurrencë, të shënojnë të dy dhe kjo e bën ekipin më të fortë.

Për mua e rëndësishme të ketë luftë, të gjithë të mendojnë në kokë që kundërshtarin ta mundin, pastaj përsa i përket kartonave të tjerë gjykojnë”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb