Goli i pësuar në minutën e 96-të, por mbi të gjitha tensioni i pakuptimtë dhe thirrjet raciste nga tifozët në stadiumin e Bajnja Lukës, kanë zhgënjyer së tepërmi trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova.

Në prononcimin pas ndeshjes në Bosnjë, ai e konsideroi si për “Guinness” gjykimin e polakut Daniel Stefanski. Ky i fundit nxori nga xhepi 7 kartonë të verdhë dy të kuq për lojtarët e Egnatias. “A keni parë ndonjëherë kaq shumë kartonë të verdhë për një ekip?! Kjo është ‘Guinness’! Ju të gjithë e keni parë ndeshjen, ne nuk patëm asnjë faull në favor, ndërsa e kundërta ndodhi me Borac. Nuk e di pse arbitri e mbajti lojën në këtë mënyrë.

Të gjithë e panë se çfarë ndodhi, por megjithatë është edhe një ndeshje tjetër për t’u luajtur. Në Shqipëri do të jetë një lojë ndryshe. E di që do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të bëjmë maksimumin për të kaluar më tej”, ka thënë trajneri i Egnatias pas sfidës në Banja Luka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb