Trajneri i Elbasanit,  Ivan Gvozdenoviç dha opinionin e tij pas fitores 1-0 ndaj Bylis.

“Sot ishim 6 ose 7 mungesa, suksesi është se kam grupin e mirë dhe të fortë. Çunat nga pankina tregojnë se janë gati, do luajmë mirë dhe bëjmë sakrifica për skuadrën. Mund të them bravo çunat dhe njëherë, për sot dhe 4 javë radhazi.

Ne ishim mirë nga fillimi. Ndoshta pas golit, Ballshi ishte 3-4 minuta i futur prap në lojë, një rast nga goditja standarde. Por pastaj prap ne dominuam dhe kontrolluam pjesën e parë. Në të dytën ishte administrimi, reaguam mirë dhe luajtëm për kundërsulm. Kishim rastet për golin e dytë. Sot isha me siklet të mos bëjmë gabim, mos festojmë para festës se sot ishte më e vështirë se me Partizanin, Egnatian dhe Tiranën, por çunat treguan pjekuri dhe sot 3 pikët kanë shumë vlerë. Ne reaguam mirë, ndoshta ishim afër golit të dytë me rastin e Xhoel dhe Tsage. Dhe pak me fat, mbrapa nuk shënoi Ballshi”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb