Trajneri i Juventusit, Igor Tudor analizoi fitoren 2-1 ndaj Lecces.
“Duhet ta kishim mbyllur më herët ndeshjen. Në e mbyllëm keq. Megjithatë mendoj se bëmë një lojë të mirë për 70-80 minuta. Ne jemi të lumtur për fitoren dhe ecim përpara. Nuk më pëlqyen paraqitjet e lojtarëve të futur nga stoli. Ia kam thënë skuadrës që të gjithë duhet të jenë gati.
Koopmeiners kishte nevojë për këtë gol. Ai bëri një ndeshje shumë të mirë dhe e shikoj ndryshe nga më parë. Është në rrugën e duhur. Vlahovic sakrifikoi shumë, por i mungoi vetëm goli. Motta? Nuk më pëlqejnë krahasimet me askënd, veçanërisht me trajnerët që kanë qenë këtu, sepse nuk mendoj se është e sjellshme”, deklaroi Tudor.