Spanjolli Felix Sanchez ka insistuar përpara ndeshjes në grup kundër Argjentinës se skuadra e tij e Katarit ka ardhur në Copa America për të lënë gjurmë dhe jo për t’u argëttuar,  Një humbje për secilën skuadër do t’i shihte ata të skualifikuar  nga turneu, me fituesit qëvazhdon përpara.

“Është e vërtetë se ata nuk na njohin shumë mirë në Amerikën e Jugut, por kemi lojtarë super profesional dhe kemi ardhur për të garuar, dhe jo për të bërë fotografi me Messin,” tha trajneri i Katarit, Sanchez. Argjentina e Messit e sheh veten  me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të para kundër Kolumbisë dhe Paraguajit.

“Argjentina është favorite e qartë”, tha Sanchez.

“Ne do të përpiqemi të konkurrojmë kundër një ekipi të shkëlqyeri që ka lojtarin më të mirë në botë.  Nuk ka një formulë magjike që garanton që ju mund ta ndaloni atë, gjithçka varet nga këmbët e tij.  Është shumë e vështirë ta ndalosh atë”, u shpreh trajneri i Katarit.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb