Trajneri i Kosovës, Franco Foda doli në konferencë para ndeshjes së Nations League ndaj Lituanisë.

“Lituania është një ekip i mirë me topin në administrim. Ne jemi të përgatitur, duhet të jemi kompakt në mbrojtje dhe të jemi të fokusuar mbi të gjitha për të marrë 3 pikët. E kam në mendje se kush do të luajë nesër, por nuk mund të prenoncohem këtu. Kemi patur disa seanca ku i kam qartësuar idetë e mia. Kemi dhe një seancë të fundit nesër dhe rëndësi ka kompaktësia e ekipit.

Është e vertëtë se Dellova ka bërë një paraqitje të mirë në përballjen e fundit, por mos të harrojmë se dhe Fidan Alitika shumë përvojë. Në pozicionin e qendërmbrojtësit kemi disa lojtar të rinj që mund të aktivizohen aty si Ilir Krasniqi. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë. Nëse duam të kryesojmë grupin medoemos duhet të fitojmë ndeshjen ndaj Lituanisë. Para ndeshjes me Qipron nuk jemi stërvitur në fushën e stadiumit dhe kjo po na ndodh përsëri. Shpresojmë të na sjelli fat kjo gjë ashtu siç fituam ndaj qipriotëve”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb