Numri një i stolit të Kosovës, Franco Foda, u shfaq optimist në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së Nations League ndaj Rumanisë. Pavarësisht mungesave, Foda tha se pret një rezultat pozitiv në këtë sfidë.

“Duke pasur parasysh mungesat që i kemi do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë mënyrës së si do t’i qasemi kundërshtarët, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi.

“Ndërsa sa i për ketë aspektit se a jemi këtu për të fituar, natyrisht se do të futemi në fushë për t’i marrë pikët e plota”.

“Është e rëndësishme që të paraqitemi mirë edhe si skuadër, të jemi më agresiv, të jemi në zotërim të topit, kur nuk e kemi, të tentojmë ta kemi sa më shpejt”.

“Kemi 90 minuta për të arritur fitoren, nuk do të thotë që në sekondat e parë do të synojmë të marrin fitoren”.

“Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje.

Detyra ime është ta përgatiti ekipin, vitin e kaluar nuk kam qenë trajner por kemi parë respeket nga ekipet kombëtare edhe në kampionatin evropian, andaj pres respekt edhe nesër nga Rumania” tha Foda.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb