Marco Giampaolo, trajneri i Lecces foli së fundmi për Ylber Ramadanin, duke treguar arsyet se përse në këtë sezon nuk është një titullar i padiskutueshëm.

“Ramadani? Nuk mendoj se është një problem personaliteti, duhen respektuar karakteristikat e lojtarëve. Helgason mund të gjuajë, Ramadani më pak. Ka mesfushorë me prirje ofensive dhe mbrojtëse. Pastaj duhet të gjejmë golin edhe nga goditjet standarte. Ata para pak a shumë punën e tyre po ë bëjnë. Sipas meje flasin karakteristikat.

Do të gjesh një mesfushor që nuk gjuan kurrë, do të gjesh një që nuk bën asnjë depërtim, secili ka një bagazh individual. Por nuk është një problem për t’u diskutuar sot kur mbeten 8 ndeshje nga fundi i kampionatit. Ndoshta do të flitet në qershor, kjo nuk na çon askund”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb