Numri një i stolit të Milanit, Fonseca dha mendimin e tij pas barazimit 0-0 me Juventusin.

“Është normale kur nuk fiton, pas një ndeshjeje si kjo nëse do të kisha qenë tifoz do të kisha bërë të njëjtën gjë. Unë i kuptoj ata në mënyrë perfekte”.

“Ishte një ndeshje shumë taktike, me dy skuadrat që kishin shumë respekt për kundërshtarin. Juve mbrohet shumë mirë dhe nuk është e lehtë të krijosh mundësi, ne nuk i shfrytëzuam ato mundësi që kishim. Mund të bëjmë diçka më shumë, por nuk rrezikuam dhe shpesh e humbëm hapin e fundit. Të mos harrojmë se ata shënuan 4 gola ndaj Interit këtu, por ne mund të kishim bërë më shumë. Nëse doni të shënoni gola, duhet të rrezikoni më shumë.

Titulli? E di që është e vështirë për njerëzit e tjerë, por unë vazhdoj të besoj në të. Ka shumë ndeshje për të luajtur dhe shumë pikë që skuadrat mund të humbasin”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb