Bylbyl Sokoli, trajneri i mirënjohur është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe do të jetë pjesë e e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur Sokolin, teksa në një postim në rrjetet sociale, shprehet i lumtur dhe thekson faktin se skuadra është forcuar.
Postimi:
Mirësevjen, profesor!
Profesori universitar, trajneri i futbollit me licencë nga UEFA, ish futbollisti i njohur Bylbyl Sokoli u bë pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror.
Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit.
(J.S/BalkanWeb)