Trajneri i Partizanit, Aleksander Veselinovic doli në konferencë para ndeshjes ndaj Egnatias.

Rrapaj do të jetë gati për nesër –

Veselinovic: Rrapaj është një nga kandidatët për të luajtur nesër. Tani për tani ai është pjesë e skuadrës. Ne jemi të fokusuar dhe po mendojmë vetëm për Egnatian.

Si është gjendja e skuadrës –

Veselinovic: Jemi profesionist. Ne po përgatitemi si zakonisht, kemi shumë pak kohë në dispozicion, pasi ndeshjet janë të ngjeshura. Luajtëm me Tiranën tani na pret Egnatia dhe Bylis pra 3 ndeshje për 8 ditë. Eshtë një proçes normal , kjo është pjesë e punës tonë. Eshtë shumë e rëndësishme ta theksojmë se nesër luajmë ndaj kampionëve në fuqi Egnatias. Ne i respektojmë ata, pasi është normale të respektosh ekipin kampion, por si gjithmonë ne duhet të mendojmë fillimisht për veten tonë.

Si e vlerësoni përballjen ndaj Egnatias –

Veselinovic: Çdo ndeshje çdo ditë është ndryshe. Në historinë e futbollit nuk ka ndeshje të njëjta, i njëjti rezultat , të njëjta situata. Patjetër ndeshja nesër do të jetë krejt ndryshe nga ajo që luajtëm fazën e parë në Rrogozhinë.

Duhet ti marrim ndeshjet një e nga një. Jemi ende larg fazë “play-off” dhe ndeshjeve finale. E kam thënë edhe herë tjera mund të bësh gjithçka mirë përgjatë 8 muajve , por në muajin prill nëse pëson dëmtime, mund të shkatërrohet gjithë sezoni. E vetmja mënyrë e drejtë është ti marrim ndeshjet një nga një, të përgatitemi për ndeshjen e radhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb