Partizani rikthehet nesër në fushën e blertë, për të luajtë kundër Laçit në kuadër të Superiores. Sfida merr jetë në orën 17:00 te stadiumi “Arena e Demave” dhe vlen për javën e 14-të të Superiores.

Duke qenë se derbi me Tiranën është vetëm pak ditë larg, pasi luhet më 1 dhjetor, sigurisht që një sy te “demat” qëndron atje. Për nesër janë dy të preferuar nga Veselinoviç, që në rast ndëshkimi me karton të verdhë nuk do të luajnë ndaj bardhebluve.

Bëhet fjalë për Carën dhe Zekën, të dy sulmues që qëndrojnë në krah për Partizanin. Kujtojmë ndërkohë se Cara nuk është në formë optimale dhe mund të mos luajë ndaj Laçit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb