Trajneri i Partizanit, Veselinovic analizoi fitoren 1-0 ndaj Bylis.
“Falenderoj lojtarët dhe tifozët fillimisht. Kundërshtari tregoi dëshirë dhe luajti një lojë cilësore dhe i përgëzoj për këtë. Pjesën e parë patëm 3-4 raste, lojtarët ishin jashtëzakonisht të motivuar. Nuk gjetëm ekuilibrin mes motivimit dhe balancën. Kjo është arsyeja kryesore pse nuk i shënuam gjithë ato raste. Mund ta mbyllnim që në pjesën e parë.
Në të dytën patëm momente të vështira për ne. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur, por vazhdojmë me një ecuri pozitive. E rëndësishmë për vetëbesimin.
Në 6 ndeshjet e fundit kemi pranuar vetëm 3 gola dhe këto kanë ardhur 2 me Dinamon dhe ai me Laçin. Mundohemi të punojmë në të gjitha fazat e lojës”, tha Veselinovic.