TIRANE

Edi Reja vjen në këto çaste në FSHF ku do të prezantohet si trajneri i ri i kombëtares së Shqiperisë. 73-vjecari do të pasojë në këtë detyrë Kristian Panucin.

Ish-trajneri i Napolit, Lacios dhe Atalantës ka vendosur të pranojë ofertën e kreut të FSHF, Armand Dukës, dhe të marrë drejtimin e Kombëtares kuqezi. Reja do të jetë italiani i katërt në krye të Shqipërisë gjatë periudhës Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb