Mirlind Daku nuk u ftua nga Shqipëria për ndeshjet e shtatorit, zgjedhje kjo e trajnerit Sylvinho, kjo edhe për shkak se sulmuesi nuk dot të mund të luante ndeshjen e parë për shkak pezullimi. Daku nuk është në formën më të mirë të mundshme, çka e ka thënë edhe vetë trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov.

“Daku po luan me injeksione pasi është i pazëvendësueshëm te ne, i jam shumë falënderues për atë që po bën. Tani ai do të ketë pak kohë pushimi, i duhej me patjetër që të rikuperohej, nuk do të shkoj në Kombëtare”, tha Rakhimov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb