Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rahimov foli për çështjen e Mirlind Dakut, me këtë të fundit që u pezullua nga UEFA për shkak të ofendimeve ve ndaj serbëve dhe maqedonasve.

“Padyshim që ajo që bëri ai është negative. Natyrisht, ne duhet të marrim parasysh gjendjen emocionale të futbollistit. Unë kam folur me të, dhe kuptohet që ndonjëherë njeriu nuk e kupton se çfarë është gjëja e duhur, dhe jo e duhur. Në radhë të parë ai është një futbollist, I cili e ka treguar cilësinë e tij në fushën e lojës”.

“Nuk mendoj se kjo do të krijojë probleme në skuadër. Të gjithë e njohin mirë Mirlindin dhe e dinë se ai nuk vepron kurrë me qëllim të keq. Ai është shumë luftarak, dhe shumë shoqëror. Jam I bindur se ai tani është shumë I penduar për këtë gjë. Natyrisht, që herë tjetër ai duhet të mendohet më mirë kur të flasë” – tha tekniku i skuadrës ku luan Daku.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb