Trajneri i skuadrës gjermane të Volfsburgut, Bruno Labadia, ka befasuar jo pak në intervistën para ndeshjes së parë në Bundesligë për sezonin e ri.

Labadia është shprehur se gjobat për lojtarët nuk janë efikase për mospërsëritjen e gabimit. Për këtë arsye ata te skuadra e tyre kanë vendosur rregulla të reja.

“Gjobat janë ndëshkuese, por mendoj se ka forma të tjera, që japin më mirë efektin. Për shembull, nëse dikush gabon, mund të ndëshkohet me larjen e pjatave pas drekës me skuadrën, ose shpërndarjen e pajisjeve të stërvitjes, te shokët e ekipit. Të bësh këto gjëra nuk është aspak argëtuese dhe mendoj se lojtarët preferojnë më shumë gjobën”, deklaroi Labadia.

Trajneri tha në intervistë se bashkë me lojtarët kanë krijuar një rregullore të brendshme, që përcakton kuadrin e lojës dhe ku vetë futbollistët do të kujdesen që gjithçka të zbatohet me rigorozitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb