Trajneri i Slovan Bratislava, Vladimir Weiss tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes së Champions League ndaj Milan.

“City erdhi këtu, tani Milani është këtu. Tifozët e konsiderojnë ndeshjen e nesërme si të gjitha ndeshjet.

“Futbolli nuk është shkencë. Dymbëdhjetë vjet më parë ne dërguam në shtëpi Romën, në 2010 Sllovakia mundi Italinë dhe ndoshta ne do të jemi në gjendje të bëjmë më mirë nesër, ne jemi më të fortë se në ndeshjet e para të Champions dhe lojtarët e rëndësishëm janë kthyer në skuadër”.

“Fonseca erdhi këtu një vit më parë me Lille dhe po sjell filozofinë e tij në Milano, me shumë vertikalizime dhe ka shumë vrapues.Ne e dimë se për çfarë duhet të përgatitemi, nuk mund të presim. Nëse do mundesha, unë do të largoja Pulisic nga kuqezinjtë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb