Trajneri i Stuttgartit, Sebastian Hoeness tha para ndeshjes së Champions ndaj Juventusit se skuadra e tij nuk do të qëndrojë në mbrojtje. Tekniku i njohur, ndër të tjera, u shpreh se pavarësisht nivelit të kundërshtarit, ekipi do futet në fushë për 3 pikë.
“Është gjithmonë e rëndësishme për ne që të kemi kontrollin e topit. Ashtu si ne në Bundesligë. Do të jetë interesante të shihet se kush do ketë më shumë topin. Duhet të sulmojmë sa më shumë përpara.
Juve është një ekip për t’u admiruar. E njoh mirë Serinë A. Unë shikoj shumë ndeshje dhe në Gjermani transmetojnë shumë prej tyre. Jam i impresionuar me skuadrën e Juventusit dhe paraqitjet. Nuk ka shumë dobësi” – tha Hoennes.
(J.S/BalkanWeb)