Trajneri i Teutës, Edi Martini analizoi barazimin pa gola ndaj Bylis.

“Ishte rezultati më i drejtë, bëmë një ndeshje të mirë me Egnatian dhe kishim një gjendje të mirë psikologjike. Menduam se do ta fitonim këtë ndeshje, por vetëm gjendja psikologjike nuk mjafton.

Nuk kishim arsyetimin e saktë në lojë dhe mendoj se ishte rezultati më i drejtë. Nuk kishim agresivitet tja merrnim topin lojtarëve kundërshtarë. Me Egnatian ishim më të tërhequr dhe arritëm tja merrnim topin atyre. Rrezikuam disa momente në këtë ndeshje” – u shpreh Martini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb