Tekniku i Teutës, Edi Martini dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 me Laçin.
“Lëvizëm diçka. Në pjesën e dytë ishim më mirë. Mund të pësonim dhe gol të dytë. Nuk mjafton aq sa bëmë në pjesën e dytë. Nuk mundesh të shkosh i papërqendruar në portë.
Pres më shumë nga zëvendësimet. Duhet të jenë më agresiv. Është hera e disatë që ndodh kështu.
Torrja në ndeshjen e kaluar ishte shumë lart, prandaj desha t’a aktivizoja. Nuk luajtëm mirë me 3 si skemë. Nuk e kemi perfeksionuar 3-4-3-shin.
Egjiptianin e futa pasi po luanim me 2. Ai vinte nga e djathta dhe e nxorrëm nga loja e vetë. I pëlqen më shumë të luajë majtas. Ka fizik të mirë ndaj lëviz nga një krahë në tjetrin. Është gjendja fizike që e ndihmon.
Vila do pak kohë të rikthehet. Mund të jetë me Tiranën.
Për Zotin, emocionet që po përjetojmë do të isha i kënaqur mos të ishte VAR fare. “, u shpreh Martini.